Thursday, July 9, 2026
spot_img
HomeLajmeGoditet me thikë një i ri në Shëngjin, dërgohet me urgjencë në...

Goditet me thikë një i ri në Shëngjin, dërgohet me urgjencë në spital

Një i ri ka mbetur i plagosur me mjet prerës (thikë) në zonën e Shëngjinit, në një ngjarje të regjistruar në rrugën e Kunës.

Sipas informacioneve paraprake, ende nuk janë bërë të ditura rrethanat dhe shkaqet që çuan në plagosjen e të riut. Pas incidentit, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, identifikimin e autorit apo personave të përfshirë, si dhe për përcaktimin e motiveve që çuan në këtë ngjarje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT