Thursday, August 20, 2026
spot_img
HomeLajmeGllarevë: Bien dhe thyhen shishet e birrës nga kamioni, vështirësohet komunikacioni (VIDEO)

Gllarevë: Bien dhe thyhen shishet e birrës nga kamioni, vështirësohet komunikacioni (VIDEO)

Në Gllarevë të Klinës, një aksident jo i zakonshëm bëri që të vështirësohet komunikacioni.

Kjo si shkak i rrëzimit të shisheve të birrës nga një kamion.

Për pasojë, ato u thyen duke shkaktuar kaos në rrugë, njofton Klankosova.tv.

Lidhur me rastin për Klankosova.tv është deklaruar edhe policia, përmes zëdhënësit rajonal të Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 15:45, në fshatin Stapanicë (komuna e Malishevës), në rrugën Prishtinë–Pejë, një kamioni i është rrëzuar ngarkesa, duke shkaktuar dëme edhe në një automjet tjetër që ishte në lëvizje. Nuk është raportuar për persona të lënduar. Është iniciuar rast aksident trafik, ndërsa rruga është pastruar nga mbetjet e ngarkesës”, tha Elezaj për Klankosova.tv.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT