Sunday, September 20, 2026
spot_img
HomeLajme“Gjyshja ka vdekur” – vrasja në Tiranë, nipi njoftoi policinë se 68-vjeçari...

“Gjyshja ka vdekur” – vrasja në Tiranë, nipi njoftoi policinë se 68-vjeçari kishte goditur bashkëshorten

Detaje të tjera bëhen me dije në lidhje me vrasjen e ndodhur të shtunën në Tiranë, ku 68-vjeçari Hysni Patushi goditi me thikë bashkëshorten e tij, Lumturie Patushi.

Panorama.com raporton se ka qenë nipi 14-vjeçar që ka njoftuar policinë për ngjarjen e rëndë. “Gjyshja ka vdekur”, mësohet të ketë thënë 14-vjeçari, që bashkë me të vëllain 8-vjeçar, panë momentin kur gjyshi i tyre vrau gjyshen para syve.

14-vjeçari iu tha hetuesve se Hysni Patushi e goditi bashkëshorten pas një debati të ashpër mes tyre. Pas krimit, Hysni Patushi është larguar me shpejtësi dhe 200 metra larg pallatit ka hedhur thikën,me të cilën kreu krimin.

68-vjeçari u strehua tek një i afërm i tij në Kamzë. Ishte kushëriri që lajmëroi policinë se autori i vrasjes ndodhej në banesën e tij dhe policia e vuri në pranga.

NGJARJA

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së shtunës, 19 shtator, ndërsa krimi u krye  në sy të dy nipërve të mitur të çiftit dhe dhëndrit të tyre, të cilët ndodheshin në banesë në momentin e ngjarjes. Lumturie Patushi u godit me mjet prerës dhe, pavarësisht ndërhyrjes, humbi jetën si pasojë e plagëve të marra. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, por dy bashkëshortët kishin pasur probleme më herët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT