Një kryeministër që shpërfilli ligjin! Me këtë fjali u portretizua sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kjo shpërfillje për disa qe e pavend, e disave ua bëri qejfin, raporton Kiks Kosova.
Nëpër rrjete sociale vërshuan komentet e qytetarëve lidhur me këtë veprim të kryeministrit të tyre.
Veprimi i të parit të vendit, nga disa u cilësua si nxitje e qytetarëve që të mos i binden ligjit e institucioneve.
Nëpër komente, Kurti u cilësua edhe si shembulli më i keq i një shteti.
Thirrje për të respektuar ligjin dhe drejtësinë, Kurti pati nga shumë qytetarë vendin e të cilëve ua udhëheq.
Disa qytetarë u kthyen në retrospektivë dhe kujtuan fillimet e Kurtit, kur si aktivist policia e zvarriste që të e arrestonte për shkak të protestave.
Në komente u shprehën se ai sërish po pret një arrestim të tillë për të u bërë mediatike.
E një qytetar iu lut Prokurorisë që të ia lërë të qetë Kryeministrin, të cilin ai po e quan “luan të kombit”.
Një nga komentuesit pati një kërkesë të çuditshme.
Vetëm që të mos mundohej kryeministri, ai kërkoi që Gjykatës të i vendosen rrota dhe të lëvizet ngado që Kurti po ka qejf.
Kjo e sotmja, është ftesa e katërt që Prokuroria po i bën kryeministrit Kurti dhe e katërta herë që ai po shpërfillë. /Klankosova.tv
The post “Gjykatës t’i vendosen rrotat, le te ndjekë ajo Kurtin”, qytetarët mundohen të ia bëjnë qaren Kryeministrit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


