Thursday, April 23, 2026
spot_img
HomeLajmeGjuha seksiste e Gecit ndaj Çitakut, Tahiri: Ajo është frymëzim për të...

Gjuha seksiste e Gecit ndaj Çitakut, Tahiri: Ajo është frymëzim për të vazhduar përpara

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri ka thënë fjalë miradije për Sekretaren e Përgjithshme të kësaj partie, Vlora Çitakun, njëherësh nënkryetaren e Kuvendit.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri thotë se për Çitakun ka mirënjohje pasi sipas tij, ajo ngriti zërin e Kosovës në botë dhe kontribuoi në forcimin e saj si shtet, transmeton Klankosova.tv.

“Ka momente kur ndalesh dhe reflekton për rrugën që kemi bërë si vend. Me mirënjohje për ata që e ngritën zërin e Kosovës në botë dhe kontribuuan në forcimin e saj si shtet, si Vlora Çitaku, që me dinjitet dhe guxim e mbrojti Kosovën në OKB. Frymëzim për të vazhduar përpara, me më shumë përkushtim, përgjegjësi dhe dashuri për vendin tonë”, ka shkruar Tahiri.

Reagimi i deputetit vjen pasi Fatos Geci nga VV ka fyer rëndë nënkryetaren e Kuvendit duke përdorur gjuhë seksiste ndaj saj.

“I ke bë 100 vjet, ke mbetë pa martu. Gru e keqe”, i ka thënë deputeti Geci, Çitakut.

Musliu reagon për gjuhën e Gecit ndaj Çitakut: Nuk frikësohemi  

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT