Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, e ka cilësuar si tronditës dhe thellësisht zhgënjyes aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi janë dënuar me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.
Gjini ka thënë se aktgjykimi i sotëm nuk mund ta ndryshojë të vërtetën historike, duke deklaruar se UÇK-ja zhvilloi luftë çlirimtare kundër regjimit të Serbisë.
Ai ka thënë se tani vëmendja duhet të jetë te familjet e të dënuarve, bashkëluftëtarët dhe qytetarët e Kosovës, ndërsa ka bërë thirrje për ruajtjen e qetësisë.
Postimi i plotë:
Dënimi me nga 25 vjet burgim i Hashim Thaçit, dhe Jakup Krasniqit 18 vjet Kadri Veselit, dhe 13 vjet i Rexhep Selimit është tronditës dhe thellësisht zhgënjyes.
Sot mendjet dhe zemrat tona janë me familjet e tyre, me bashkëluftëtarët dhe me gjithë popullin e Kosovës.
Ky aktgjykim nuk mund ta ndryshojë të vërtetën historike. Ushtria Çlirimtare e Kosovës zhvilloi luftë të drejtë dhe çlirimtare kundër regjimit kriminal të Serbisë.
Sot, Kosova është e lirë dhe sovrane falë luftës së djemve dhe vajzave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe falë mbështetjes së pa rezervë të aleatëve tanë!
Ta ruajmë Kosovën sepse në atë mënyrë nuk ju japim armiqve kënaqësinë që e presin.
Kosova duhet të bëjë shumë më shumë që katër udhëheqësit e UÇK-së të shpallen të lirë në shkallën e dytë të gjykimit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


