Thursday, August 13, 2026
spot_img
HomeLajmeZjarri masiv në Stourbridge të Anglisë, bëhën “shkrumb e hi” 6 shtëpi

Zjarri masiv në Stourbridge të Anglisë, bëhën “shkrumb e hi” 6 shtëpi

Të paktën gjashtë shtëpi janë djegur në Stourbridge në Anglinë qendrore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të vënë nën kontroll një flakë të madhe që shpërtheu në bimësinë e ulët pranë një fushe golfi, raportoi Sky News.

Dy persona u prekën nga thithja e tymit dhe nxehtësia, thanë autoritetet lokale.

Pamjet nga helikopteri i rrjetit televiziv treguan të paktën tre prona të përfshira nga flakët pranë zjarrit, rreth 205 km larg Londrës.

Rreth 60 zjarrfikës po luftonin me flakët, tha Shërbimi i Zjarrfikësve të West Midlands.

Nuk pati raportime të menjëhershme për të lënduar ose dëme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT