Pas nëntë ndeshjesh pa fitore, dukej që Prishtina më në fund do ta thyente këtë “mallkim”.
Por sërish nuk ndodhi, pasi Gjilani arriti ta barazojë rezultatin në 1-1, vetëm pak sekonda para se të mbyllej krejt takimi, njofton Klankosova.tv.
Kryeqytetasti avancuan në pjesën e parë, pas një autogoli të Senad Jaroviq, por gjilanasit e shmangën humbjen pas realizimit të Marko Roganovic.
Minutat shtesë ishin vendimtare edhe për gjilanasit tjerë.
Drita po avanconte deri në të 92-tën, në udhëtim te Dukagjini.
Megjithatë goli i Denys Kostyshyn në fund të pjesës së parë, nuk mjaftoi për tre pikë të radhës, pasi klinasit barazuan me Hekuran Berishën.
The post Gjilani e Dukagjini barazojnë rezultatet krejt në fund appeared first on Klan Kosova.


