Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeShowbizGjetet gjarpri vdekjeprurës në lavatriçen e një familjeje në Australi (VIDEO)

Gjetet gjarpri vdekjeprurës në lavatriçen e një familjeje në Australi (VIDEO)

Një gjarpër vdekjeprurës është gjetur brenda lavatriçes në shtëpinë e një familjeje në Australi.

Kapës i gjarpërinjve, Hudson Snake Catching, ka postuar një video në Facebook, ku tregon se si gjarpri i llojit Eastern Brown, është zbuluar brenda enës së lavatriçes. Ky lloj gjarpri është i dyti më helmues në botë.

Fatmirësisht, kapësi i gjarpërinjve ka mundur ta kapë zvarranikun pa shkaktuar asnjë dëm për njerëzit, kafshët apo rrobat e ndotura.

Gjarpri është larguar në mënyrë të sigurt nga shtëpia, duke shmangur një rrezik të mundshëm për banorët e zonës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT