Monday, August 10, 2026
spot_img
HomeLajmeGjermania, “thellësisht e shqetësuar” me rrënimin e shtëpive pranë Ujmanit

Gjermania, “thellësisht e shqetësuar” me rrënimin e shtëpive pranë Ujmanit

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka shprehur shqetësim për shembjen e shtëpive pranë liqenit të Ujmanit, duke iu bashkuar qëndrimit të Bashkimit Evropian.

“Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ndan shqetësimet e shprehura nga BE-ja. Jemi thellësisht të shqetësuar për rrënimin e shtëpive pranë liqenit të Ujmanit. Respektimi i procedurave të rregullta ligjore dhe zbatimi i parimeve të sundimit të ligjit, siç janë të përcaktuara në Kushtetutën e Kosovës, janë thelbësore për rrugën evropiane të Kosovës”, ka thënë kjo ambasadë, raporton Klankosova.tv.

E njëjta ka bërë thirrje për “ndërprerjen e menjëhershme” të këtyre veprimeve dhe ka kërkuar zgjidhje transparente e të ligjshme.

Reagim për këtë çështje pati edhe nga Zyra e BE-së në Kosovë, e cila ka shprehur keqardhje për rrënimin e shtëpive pranë Liqenit të Ujmanit të martën. /Klankosova.tv

BE-ja kritikon rrënimin e vilave në Ujman, ngre shqetësime për sundimin e ligjit

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT