Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeShowbizGjermania: Bisedimet Rusi-SHBA mund të bëhen të dobishme

Gjermania: Bisedimet Rusi-SHBA mund të bëhen të dobishme

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka thënë se Evropa duhet të përfshihet në bisedimet e paqes në Ukrainë.

Mirëpo, ajo shtoi se se negociatat aktuale SHBA-Rusi, siç u shpreh, “mund të bëhen të dobishme”, raporton Sky News.

Delegacionet nga Uashingtoni dhe Moska u takuan dje në Arabinë Saudite, por nuk i bënë ftesë Kievit.

Annalena Baerbock këmbënguli se paqja në Evropë “mund të arrihet vetëm nga Evropa”, por tha se fillimi i bisedimeve mund të jetë i dobishëm.

“Fakti që amerikanët po takohen me Rusinë, mund të jetë i dobishëm për bisedimet e ardhshme”, u shpreh tutje Baerbock.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT