Thursday, August 27, 2026
spot_img
HomeLajmeGjenerata Z “dembele”? – Çka s’po i rehaton ata në punë, flasin...

Gjenerata Z “dembele”? – Çka s’po i rehaton ata në punë, flasin ekspertët e të rinjtë (VIDEO)

Një hendek i ri po shfaqet mes pritshmërive të kompanive dhe përgatitjes të sapodiplomuarve me disa punëdhënës të cilët po ankohen për mungesë të aftësive partike, të komunikimit dhe përshtatjes me kushtet e punës.

Por a është kjo një çështje e një gjenerate të papërgatitur, apo pasojë e një bote pune që po ndryshon me shpejtësi?

Sociologia Entela Binaku, në emisionin “Ora Shtatë” tha se kjo ka të bëjë me tiparet e një gjenerate që ka ende pak njohuri, transmeton Klankosova.tv.

“Mendoj se një ndër vështirësitë e para që lindin te punëdhënësit lidhet pikërisht në mosnjohjen e veçantive të kësaj gjenerate me të cilën ata tash e tutje ata kanë të bëjnë”, tha ajo në Klan Kosova.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i të rinjve në Kosovë, Ismet Krasniqi thotë se problemi më i madh është mosndërlidhja e tregut të punës me fushën e studimeve.

“Kjo bëhet goxha problematike për të rinjtë në Kosovë për të gjetur tregun e punës”, tha Krasniqi në Klan Kosova.

Kurse studentja Dea Stublla thotë se një faktor tjetër është se sa iu pëlqen vendi i punëve të rinjve.

Ndërkohë Besa Qerreti, në emisionin “Ora Shtatë” kritikoi gjeneratën Z, për shkak të mënyrës së punës që kërkojnë, e që sipas saj është sa më digjitale e më komforte.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT