Thursday, April 30, 2026
spot_img
HomeLajmeGjendje shqetësuese me mbeturina në disa lagje të Prishtinës, banorët alarmojnë për...

Gjendje shqetësuese me mbeturina në disa lagje të Prishtinës, banorët alarmojnë për papastërti të rëndë

Në disa zona të Prishtinë është raportuar sërish gjendje e rënduar me mbeturina, ku qytetarët ankohen për mungesë të pastrimit të rregullt dhe grumbullim të kontejnerëve.

Sipas sinjalizimeve të dërguara në Gazetën Sinjali, probleme të ngjashme janë evidentuar në lagjen Kodra e Trimave, si dhe në rrugët “2 Nëntori” në Breg të Diellit, “Bedri Shala” në Velani dhe “Ernest Hemingway”, ku mbeturinat nuk janë larguar me kohë.

Pavarësisht se Komuna e Prishtinës ka ofruar zgjidhje dhe ka paralajmëruar masa ndëshkuese dhe gjoba për hedhje të pakontrolluar të mbeturinave, qytetarët thonë se një pjesë e banorëve vazhdojnë të jenë të papërgjegjshëm, duke e përkeqësuar situatën në terren.

Banorët kërkojnë ndërhyrje më efikase për pastrimin dhe menaxhimin e mbeturinave në këto zona.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT