Friday, August 14, 2026
spot_img
HomeLajmeGjendet 15-vjeçarja nga Peja që ishte raportuar e zhdukur – Policia e...

Gjendet 15-vjeçarja nga Peja që ishte raportuar e zhdukur – Policia e lokalizon pas kërkimeve intensive

Është gjetur e mitura nga Peja, e cila ishte raportuar e zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia familjare më 11 gusht, mëson Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për R. H. rreth 15-vjeç, për të cilën Policia kishte nisur kërkimet pas raportimit të zhdukjes së saj.

Pas kërkimeve intensive, hetuesit kanë siguruar informacione se e mitura ndodhej në fshatin Qungur, ku edhe është lokalizuar në oborrin e një shtëpie.

15-vjeçarja është shoqëruar në Stacionin Policor dhe është intervistuar në praninë e një punëtoreje të Qendrës për Punë Sociale dhe psikologes.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, e mitura ka deklaruar se ishte larguar nga shtëpia me dëshirën e saj më 11 gusht dhe kishte shkuar në Qungur te një shok, ku kishte qëndruar po ashtu me dëshirën e saj.

Ajo nuk ka pasur nevojë për trajtim mjekësor dhe ka shprehur dëshirën që të kthehej te familja.

Në Stacionin Policor ka ardhur babai i saj, i cili e ka marrë të miturën, ndërsa për zhvillimet është njoftuar edhe Prokurorja

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT