Të hënën në Ferizaj janë gjetur pa shenja jete dy persona.
Rasti i parë ndodhi në fshatin Nerodime e Epërme, ku në ora 11:20 ishte raportuar në polici se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull.
Më pas në ora 15:45 në rrugën “Enver Topalli” të Ferizajt një grua ka raportuar në polici se e ka gjetur pa shenja jete vëllanë e saj.
Në vendet e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimave.
Lidhur me të dyja rastet është njoftuar prokurori.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.


