Tuesday, August 25, 2026
spot_img
HomeLajmeGjashtë muajt e 2026-ës, më pak aksidente dhe viktima në trafik në...

Gjashtë muajt e 2026-ës, më pak aksidente dhe viktima në trafik në Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajt ka publikuar statistikat e sigurisë në komunikacion për periudhën janar–qershor 2026.

Sipas këtyre të dhënave gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti janë regjistruar 823 aksidente, krahasuar me 947 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, transmeton Klankosova.tv.

Edhe aksidentet me pasoja fatale kanë pësuar rënie në këtë rajon.

Në vitin 2026 është regjistruar një aksident fatal me një viktimë, ndërsa në vitin 2025 ndodhën pesë aksidente me pesë të vdekur.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT