Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajmeGjakovë: Dy të mitur kapen në flagrancë duke vjedhur

Gjakovë: Dy të mitur kapen në flagrancë duke vjedhur

Dy të mitur janë arrestuar në rrugën “UÇK” në Gjakovë, pasi u kapën në flagrancë duke vjedhur.

Policia ka bërë të ditur se gjatë tek njëri nga të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar një thikë, transmeton Klankosova.tv.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. UÇK, Gjakovë  13.05.2026 – 13:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur) për arsye se të njëjtit janë kapur në flagrancë duke vjedhur. Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një thikë”, thuhet në raportin e policisë.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT