Monday, June 22, 2026
spot_img
HomeLajmeGërvalla për sulmin në Gjermani: Populli i Kosovës është i tronditur, lutjet...

Gërvalla për sulmin në Gjermani: Populli i Kosovës është i tronditur, lutjet tona janë me viktimat dhe familjet

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka shprehur ngushëllime për viktimat nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë.

Në një post në platformën X, ajo ka thënë se populli i Kosovës është i tronditur dhe i shtangur nga sulmi i poshtër në një treg paqësor të Krishtlindjeve në Magdeburg.

“Lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Kjo dhunë çnjerëzore duhet luftuar me vendosmëri”, ka thënë Gërvalla. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT