Wednesday, May 13, 2026
spot_img
HomeLajmeGentiani drejt shërimit, Fondacioni Frutex dhe Golden Eagle mbulojnë operimin në Turqi

Gentiani drejt shërimit, Fondacioni Frutex dhe Golden Eagle mbulojnë operimin në Turqi

Një lajm shprese vjen për Gentianin, i cili prej kohësh po përballet me probleme serioze në nyjet e duarve dhe ka nevojë për trajtim të specializuar jashtë vendit.

Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, mjekët kanë rekomanduar operim urgjent në Turqi, ndërsa kostoja e ndërhyrjes arrin në rreth 5 mijë euro.

Në ndihmë të Gentianit kanë dalë Fondacioni Frutex dhe Golden Eagle, të cilët kanë marrë përsipër mbulimin e plotë të shpenzimeve të operimit.

Ky gjest humanitar synon t’i japë Gentianit mundësinë për trajtim dhe rikthim sa më të shpejtë në një jetë normale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT