Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmeGecaj: Kosova të jetë mirënjohëse dhe përgjegjëse në raport me ata që...

Gecaj: Kosova të jetë mirënjohëse dhe përgjegjëse në raport me ata që e ndihmuan (VIDEO)

Eksperti i sigurisë, Hysen Gecaj ka thënë së Kosova duhet të jetë e përgjegjshme në raport me ata që ia mundësuan kapacitetet e sotme të Forcës së Sigurisë dhe Policisë së Kosovës.

Në emisionin “Kosova Today”, Gecaj tha se duhet të jemi mirënjohës për të gjithë ata që ndihmuan Kosovën për të arritur në liri, transmeton Klankosova.tv.

“Gjithmonë liderët e mirë, ata që ia duan të mirën vendit, kërkojnë mënyrë të organizimit të cilat janë më efikase për mbrojtjen e vendit, të cilat janë më të dobishme për vendin. Pra duhet të jemi mirënjohës për atë që ka ndodhur prej viteve të ’98-99 e deri sot”, tha ai.

“Nuk është e rëndësishme se a mund të ballafaqohemi vetëm apo jo, por është e rëndësishme të jemi të përgjegjshëm në raport me ata të cilët na e kanë mundësuar që ne sot të jemi në këto kapacitete në FSK dhe në Policinë e Kosovës”.

The post Gecaj: Kosova të jetë mirënjohëse dhe përgjegjëse në raport me ata që e ndihmuan (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT