Wednesday, August 26, 2026
spot_img
HomeLajmeGara ilegale në Gjakovë u kushton shtrenjtë dy shoferëve, mbesin pa patentë...

Gara ilegale në Gjakovë u kushton shtrenjtë dy shoferëve, mbesin pa patentë për një vit

Dy drejtues automjetesh janë ndëshkuar nga Policia e Kosovës pasi u kapën duke zhvilluar gara ilegale të shpejtësisë në rrugët e Gjakovës.

Sipas Policisë, aksioni është realizuar nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor, e cila ka ndërhyrë për të parandaluar rrezikimin e pjesëmarrësve në komunikacion.

Ndaj dy shoferëve janë shqiptuar gjoba prej 500 eurosh secilit, u janë vendosur 5 pikë negative dhe u është marrë patentë shoferi për 12 muaj.

Policia ka bërë thirrje që qytetarët të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shmangin garat ilegale, të cilat paraqesin rrezik serioz për sigurinë në rrugë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT