Thursday, April 23, 2026
spot_img
HomeLajmeGani Geci “shpërthen” ndaj VV-së e PDK-së: Shkoni hyni edhe në prap*nicë...

Gani Geci “shpërthen” ndaj VV-së e PDK-së: Shkoni hyni edhe në prap*nicë Hashim Thaçit

Ish-deputeti Gani Geci ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, duke i akuzuar se janë bashkuar kundër familjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka përdorur gjuhë të ashpër dhe akuza direkte ndaj figurave kryesore politike, përfshirë Albin Kurti, Hashim Thaçi dhe Glauk Konjufca.

Geci ka pretenduar se të dyja partitë janë të lidhura mes vete dhe kanë vepruar në koordinim, duke i cilësuar si “pjellë e njëra-tjetrës”.

“Bëhuni bashkë, kapuni dore për dore të gjithë: Albini, Hashimi, Glauku, Karcelli maca e kuca krejt LVV-ja e PDK-ja. Shkoni, birësohuni te Haxhi Polari, krejt një nga një; bëhuni bashkë krejt komunistët prej Prishtine deri në Rusi.se une kam thënë qysh para shumë vitësh dhe po e përsëris prapë se ju, LVV, jeni pjellë e PDK-së me emrin LVV. Shkoni hyni edhe në Prapanicë Hashim Thaçit bile bash mirë po bani qe po baheni bashkë kunder neshë”, shkroi ai.

Ai ka ngritur gjithashtu kritika për veprimet politike ndër vite, duke i akuzuar për mungesë guximi dhe përgjegjësie në çështje të rëndësishme shtetërore.

Në reagimin e tij, ai ka përmendur edhe çështjen e Gjykatës Speciale dhe zhvillimet politike që lidhen me dialogun dhe marrëdhëniet me Serbinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT