Ndeshjen e nisën në mënyrën më të mirë.
Pa kaluar as dhjetë minuta të plota, Brian Brobbey gëzoi tifozët në “Amsterdam Arena”, kur e kaloi ekipin e tij në avantazh, ndaj Frankfurtit gjerman.
Por ajo që do të ndodhte më pas, sigurisht që nuk do t’i pëlqente aspak fansave të Ajax-it.
Hugo Larsson arriti ta neutralizojë rezultatin, kur shënoi në minutën e 27-të.
1-1 u mbyll pjesa e parë e këtij dueli të vlefshëm për 1/8-ën e finales në UEFA Europa League, njofton Klankosova.tv.
Minuta e 70-të e kësaj përballje, rezultoi kruciale për përcaktimin e fituesit, kur Ellyes Skhiri, shënoi për Eintrachtin.
1-2 përfundoi akti i parë mes këtyre dy skuadrave, derisa pas një jave në Gjermani, vendoset se kush do të kalojë në çerekfinale.
The post Frankfurti merr fitore të madhe në Amsterdam, mposhtet Ajax appeared first on Klan Kosova.


