Monday, July 6, 2026
spot_img
HomeLajmeFrançeska Murati lë Londrën dhe rikthehet në Tiranë, tregon arsyen e vendimit

Françeska Murati lë Londrën dhe rikthehet në Tiranë, tregon arsyen e vendimit

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Françeska Murati, ka vendosur të largohet nga jeta në Londër dhe të rikthehet për të jetuar në Tiranë, duke ndarë me ndjekësit edhe arsyen e këtij vendimi.

Përmes një bashkëbisedimi me fansat në Instagram, ajo është pyetur për arsyen e largimit nga kryeqyteti britanik dhe zgjedhjen për t’u vendosur në Shqipëri.

Në përgjigjen e saj, Françeska ka publikuar një imazh me pamje nga deti, duke lënë të kuptohet se ka zgjedhur një stil jete më të qetë dhe më të lidhur me natyrën.

“Sepse tani, çdo e premte duket kështu”, ka shkruar ajo, duke nënvizuar se jetesa në Shqipëri i ofron më shumë qetësi dhe kënaqësi personale.

Rikthimi i saj në Tiranë vjen pas një periudhe të gjatë jetese në Londër, ndërsa ajo vijon të jetë aktive në rrjetet sociale dhe në projekte televizive, përfshirë angazhimin si opinioniste në emisionin “Fan Club” gjatë sezonit të Big Brother VIP.

Vendimi i saj ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë komentuar për zgjedhjen e saj për të ndryshuar stilin e jetesës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT