Friday, September 25, 2026
spot_img
HomeLajmeFMN del me raport për Kosovën, thotë se politika po ngadalëson ekonominë...

FMN del me raport për Kosovën, thotë se politika po ngadalëson ekonominë (VIDEO)

Kriza politike është një ndër shkaktarët kryesor që ka bërë që Kosova të ngadalësojë zhvillimin ekonomik.

Këtë e tha Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin që e publikoi të enjten, derisa u dhanë edhe rekomandime se si të rritet siguria ekonomike.

FMN thekson se qeveria duhet të kontrollojë shpenzimet e veta dhe të investojë më shumë për të rritur sigurinë ekonomike.

Eksperti Bashkim Mustafa pohon se ky rekomandim do t’i kontribuonte këtij harxhimi të mjegullt.

Në anën tjetër edhe deficiti i Korporatave të Mallrave pritet të rritet më 2026, përfshirë mbylljen e përkohshme të një termocentrali me qymyr për rehabilitim dhe instalim filtrash.

FMN ka kërkuar që të monitorohet edhe rritja e kredisë dhe të kontrollohet standardi i kreditimit.

Gjithashtu, theksohet se kriza për zgjedhjen e presidentit të ri do të ndikojë negativisht në stabilitetin ekonomik, por nëse Kosova zbaton në kohë Planin e Rritjes së BE-së mund të ketë pak përmirësim.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT