Qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet pa probleme të theksuara, ndërsa pritjet për hyrje dhe dalje mbeten të shkurtra.
Sipas të dhënave të fundit, qytetarët po presin nga 2 deri në 15 minuta për ta kaluar kufirin, varësisht nga pika kufitare dhe fluksi i automjeteve në momentin e kalimit.
Në shumicën e vendkalimeve, lëvizja e automjeteve po zhvillohet normalisht, pa kolona të gjata dhe pa vonesa të konsiderueshme. Situata paraqitet e qetë si në hyrje, ashtu edhe në dalje të Kosovës, duke u mundësuar udhëtarëve ta kalojnë kufirin brenda një kohe të shkurtër.
Megjithatë, fluksi i automjeteve mund të ndryshojë gjatë ditës, veçanërisht në orët e pikut, kur numri i udhëtarëve zakonisht është më i madh.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


