Sunday, June 28, 2026
spot_img
HomeLajmeFluks i lartë në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë kalojnë drejt...

Fluks i lartë në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë kalojnë drejt Shqipërisë për pushime

Pika kufitare e Morinës po përballet me një fluks të shtuar lëvizjesh, pasi shumë qytetarë nga Kosova dhe rajoni kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për pushimet verore.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë një periudhe 12-orëshe, nga ora 20:00 deri në 08:00, në Shqipëri kanë hyrë gjithsej 14 mijë e 113 persona, prej të cilëve 12 mijë e 642 shtetas të huaj dhe 1 mijë e 471 shtetas shqiptarë.

Gjithashtu, gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 119 autobusë që kanë kaluar përmes kësaj pike kufitare, duke reflektuar rritjen e ndjeshme të qarkullimit në këtë periudhë të sezonit veror.

Ndërkohë, numri i daljeve nga territori shqiptar ka qenë dukshëm më i ulët, me vetëm 1 mijë e 887 shtetas që kanë kaluar në drejtim të kundërt.

Pavarësisht fluksit të madh, autoritetet bëjnë të ditur se në pikën kufitare të Morinës nuk janë krijuar pritje të gjata, ndërsa procedurat e kalimit po zhvillohen normalisht, të lehtësuara edhe nga marrëveshjet për lëvizje të lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT