Wednesday, August 26, 2026
spot_img
HomeLajmeFlandra Marmullaku, gruaja e vitit në teknologji (VIDEO)

Flandra Marmullaku, gruaja e vitit në teknologji (VIDEO)

Teknologjia e zhvilluar në Kosovë është duke fituar gjithmonë e më shumë vëmendje edhe përtej kufijve të vendit.

Dëshmi për këtë është dhe suksesi i Flandra Marmullakut, e cila është shpallur fituese e çmimit “Sipërmarrësja e vitit në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit” për vitin 2026, transmeton Klankosova.tv.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Marmullaku tha se të jetë fituese e këtij çmimi, sipas saj, është privilegj për të.

“Është privilegj që po e përfaqësoj edhe Kosovën në mesin e gjashtë shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor me çmimin për gruan e vitit në teknologji. Pra ka qenë shumë emocion për mua dhe një motiv me vazhdu me punën që po e bëjmë”, u shpreh ajo në Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT