Hakif Imeri, i cili ka punuar në Komunën e Prishtinës prej vitit 2005 deri më 2024, ka rrëfyer për periudhën e tij të punës dhe përpjekjet e tij për të denoncuar trajtimin e padrejtë.
Nga viti 2005 deri në 2017, Imeri ka shërbyer si zyrtar i depos dhe i pasurisë.
Sipas tij, në vitin 2017, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka ndërhyrë për të emëruar djalin e motrës, Mentor Miftarin, në vendin e tij, duke e shkarkuar atë nga pozita, njofton Klankosova.tv.
Pas kësaj, Imeri është transferuar në një pozicion tjetër.
Për shkak të ankesave që ka bërë, Imeri tregon në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, se është përballur me komisionin disiplinor disa herë.
Më 9 janar 2024, ai është pezulluar nga detyra me arsyen se ka falsifikuar dokumente.
Për të mësuar më shumë rreth historisë së tij dhe akuzave, ndiqni intervistën e plotë:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


