Ministria e Kulturës dhe Turizmit, ka njoftuar se sot kanë nisur punimet për restaurimin e Xhamisë së Vjetër të Orllanit, një nga objektet me vlera historike dhe kulturore në Komunën e Podujevës.
Në ceremoninë e fillimit të punimeve ishin të pranishëm ministrja, Saranda Bogujevci, sekretari i MKRS-së, Bislim Bislimi, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti, si dhe drejtoresha për kulturë në Komunën e Podujevës, Valbona Ibishi-Azemi, transmeton Klankosova.tv
Objekti u dogj tërësisht gjatë luftës së fundit në vitin 1999 dhe për vite të tëra ka mbetur në gjendje të rënduar, duke pësuar dëmtime serioze në strukturë dhe arkitekturë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmitit, projekti për restaurimin e kësaj xhamia do të jetë me vlerën rreth 500 mijë euro.
Njoftimi i plotë:
Sot nisën punimet për restaurimin e Xhamisë së vjetër të Orllanit.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, sekretari i MKT- së, Bislim Bislimi, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti, drejtoresha për kulturë në Komunën e Podujevës, Valbona Ibishii-Azemi, zyrtarë e përfaqësuses të tjerë të institucioneve.
Xhamia e Vjetër e Orllanit është ndërtuar fillimisht në shekullin XVIII, ndërsa struktura ekzistuese daton nga vitet ’60. Ajo u dogj tërësisht gjatë luftës së fundit në vitin 1999 dhe mbeti për vite në gjendje të rënduar.
Projekti i restaurimit, me vlerë rreth 500 mijë euro, po realizohet në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës.


