Festivali Ndërkombëtar i Operës “Rame Lahaj” (RLIOF) mori jehonë të madhe ndërkombëtare vitin e kaluar.
E ky festival, edhe sot po vazhdon të sjellë ngjarje të veçanta.
Sonte skena do të jetë krejtësisht për talentet e reja që do të interpretojnë disa prej arieve më të bukura operistike.
Më shumë detaje rreth festivalit na sjell gazetarja e Klan Kosova, Diellëza Berisha, e cila po e ndjek nga afër këtë event.


