Sipas Krasniqit, pas një diskutimi të gjatë mes prodhuesve dhe përpunuesve, është arritur një marrëveshje e përkohshme, sipas së cilës “Vita” nga sonte do të nisë grumbullimin e qumështit.
“Pas një diskutimi të gjatë mes prodhuesve dhe përpunuesve, në këtë rast edhe me qumështoren ‘Vita’ dhe ministrin, të gjithë akterët u zotuan që Ministria, përmes AUV-it, në një afat sa më të shpejtë do të dalë me rezultatet nga mostrat e marra. U tha se arsyeja e vonesës së rezultateve lidhet me procesin e analizave dhe se nuk është çështje vetëm e qumështores ‘Vita’, por janë marrë mostra edhe nga qumështore të tjera. Nga ‘Vita’ u zotua se nga sonte do të fillojë grumbullimi i qumështit nga fermerët, për arsye të korrektësisë dhe si pjesë e marrëveshjes së përkohshme”, tha Krasniqi. /Klankosova.tv
Në një botë ku lajmet dhe informacionet shpesh filtrohen ose deformohen, Transparenca.net qëndron si një burim i paanshëm që ndriçon realitetin me saktësi dhe përgjegjësi. Me ne, e vërteta është gjithmonë përpara.
© Transparenca.net 2024. All rights reserved.

