Friday, April 24, 2026
spot_img
HomeLajmeFerizaj: I kërkuari për dhunim bie në prangat e policisë

Ferizaj: I kërkuari për dhunim bie në prangat e policisë

Një person i kërkuar për veprën penale “Dhunim” është arrestuar në Ferizaj nga operatorët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH), raporton Sinjali.

Sipas Policisë së Ferizajt më 24.04.2026, rreth orës 15:00, operatorët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH), në rrugën “Astrit Bytyqi”, kanë identifikuar dhe arrestuar 24 vjeçarin me inicialet A.H.

Sipas Policisë, i arrestuari ishte në kërkim me urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Dhunim”.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, i njëjti është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit prej dy vite e gjashtë muajsh.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT