Thursday, August 27, 2026
spot_img
HomeLajmeFëmija bie nga dritarja në Dortmund, nëna hidhet pas tij për ta...

Fëmija bie nga dritarja në Dortmund, nëna hidhet pas tij për ta shpëtuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Dortmund të Gjermanisë, ku një fëmijë rreth një vjeç e gjysmë ka rënë nga dritarja e katit të parë të një ndërtese banimi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30 në rrugën “Mallinckrodtstrasse”. Sipas autoriteteve, dyshohet se fëmija kishte dalë në pragun e dritares dhe kishte çarë rrjetën mbrojtëse kundër insekteve, para se të binte në trotuar.

Pasi e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, nëna u hodh nga dritarja pas fëmijës në përpjekje për ta shpëtuar.

Të dy u dërguan në spital për trajtim. Fëmija pësoi lëndime të rënda, por sipas Policisë nuk është në rrezik për jetën, ndërsa nëna mori lëndime të lehta.

Policia po e trajton rastin si aksident dhe ka nisur hetimet për të sqaruar se si fëmija kishte arritur të ngjitej në dritare pa u vënë re.

Pas ngjarjes, në vendin e ngjarjes u mblodhën familjarë të shumtë, ndërsa rruga përpara ndërtesës u mbyll përkohësisht nga Policia.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT