Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës lidhur me gjyqtarët dhe stafin gjyqësor serb, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.
Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu, njoftoi sot se KGJK-ja i ka liruar nga detyra gjyqtarët serbë që kishin paraqitur dorëheqjet katër vjet më parë.
Pas këtij vendimi, OSBE-ja i bëri thirrje KGJK-së që pozitat e mbetura të lira t’i plotësojë sa më shpejt përmes procedurave transparente, gjithëpërfshirëse dhe të bazuara në meritë.
“Misioni i bën thirrje KGJK-së që, në mënyrë të shpejtë, t’i plotësojë pozitat e lira përmes procedurave transparente, gjithëpërfshirëse dhe të bazuara në meritë për rekrutim dhe emërim, në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe ligjore në fuqi për përfaqësimin e komuniteteve”, thuhet në reagim.
OSBE-ja theksoi se një sistem gjyqësor që pasqyron komunitetet të cilave u shërben është thelbësor për garantimin e qasjes së barabartë dhe efektive në drejtësi për të gjithë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


