Tuesday, April 14, 2026
spot_img
HomeLajmeFaton Tahiri nderohet me mirënjohje për aktin heroik në liqenin e Livoqit

Faton Tahiri nderohet me mirënjohje për aktin heroik në liqenin e Livoqit

Qytetari Faton Tahiri është nderuar me një mirënjohje për aktin heroik në shpëtimin e një gruaje, e cila disa ditë më parë ra me veturë në liqenin e Livoqit.

Në shenjë falënderimi për reagimin e tij të shpejtë, duke vënë jetën e tij në rrezik, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ia ndau mirënjohjen për trimërinë që ka treguar.

“Fatoni është shembulli i qytetarit që na bën krenarë të gjithëve. Veprime të tilla humane janë dëshmia më e mirë e solidaritetit që na bashkon në momente të vështira. Mirënjohje dhe respekt i pafund”, ka thënë Hyseni në një postim në Facebook ku ka ndarë edhe fotografi, raporton Klankosova.tv.

Akt heroik: Gjilanasi shpëton gruan që ra me veturë në liqenin e Livoqit (VIDEO)

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT