Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, sot ka pirë kafe me një mësimdhënëse nga Ferizaj, me të cilën ka bashkëbiseduar për sfidat në arsim.
Hamza ka thënë se do të sigurohet që mësimdhënësit ta kenë mbështetjen e duhur, me paga 50% më të larta dhe kushte më të mira të punës.
“Kafen e mëngjesit me Vitën, mësimdhënëse në Ferizaj, përkushtimi i së cilës për një arsim më të mirë është shumë frymëzues. Çdo hap që mësimdhënësit bëjnë nëpër klasa, çdo mësim që japin, çdo nxënës që frymëzojnë është një hap përpara për një Kosovë më të mirë. Unë do të sigurohem që ata ta kenë mbështetjen e duhur, me paga 50% më të larta dhe kushte më të mira të punës”, ka shkruar Hamza.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


