Monday, May 18, 2026
spot_img
HomeLajmeErion Veliaj sot del para gjykatës: A do të lirohet nga akuzat?

Erion Veliaj sot del para gjykatës: A do të lirohet nga akuzat?

Pas një muaji në paraburgim, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të paraqitet sot në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, ku pritet të shqyrtohet ankimimi për masën e arrestit me burg.

Kjo seancë pritet të nisë në orën 10:00.

Gjyqtari i apelit Engert Pëllumbi do të vendosë nëse do pranojë kërkesën e Veliajt për lirimin nga qelia, apo do të lë në fuqi vendimin e dhënë nga gjyqtari Erion Bani.

Një ditë më parë, në seancën e së martës, ai kërkoi lirinë.

Ai theksoi se do të mbrojë veten, familjen, por edhe çdo shqiptar që beson te drejtësia.

Prej datës 10 shkurt, kryetari i bashkisë së Tiranës mbahet i arrestuar me dyshimin se ka kryer dy vepra penale, atë të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

/GazetaSinjali/

The post Erion Veliaj sot del para gjykatës: A do të lirohet nga akuzat? appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT