Wednesday, June 24, 2026
spot_img
HomeLajmeEndrit Thaçi takon Edi Ramën: Falënderim për qëndrimin në anën e së...

Endrit Thaçi takon Edi Ramën: Falënderim për qëndrimin në anën e së vërtetës kur të tjerët heshtën

Djali i ish-presidentit të Kosovës, Endrit Thaçi, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e ka falënderuar për qëndrimin e tij në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Përmes një postimi, Endrit Thaçi ka vlerësuar rolin e Ramës, duke theksuar se ai ka qenë ndër zërat më të fuqishëm në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe të së vërtetës përballë Gjykatës Speciale.

“Një takim i veçantë me Kryeministrin e shqiptarëve, Edi Ramën, i cili është ndër më të zëshmit në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe të vërtetës sonë në Hagë”, ka shkruar ai.

Më tej, Endrit Thaçi e ka falënderuar kryeministrin shqiptar për mbështetjen e tij, duke thënë se ka qëndruar në anën e së vërtetës në kohë kur, sipas tij, shumë të tjerë kanë zgjedhur të heshtin.

“Kryeministër, faleminderit që qëndruat në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen!”, ka shkruar tutje Endrit Thaçi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT