Wednesday, June 10, 2026
spot_img
HomeLajmeEliza Hoxha: 8 Marsi është ditë reflektimi, ngërthen brenda vetës festën e...

Eliza Hoxha: 8 Marsi është ditë reflektimi, ngërthen brenda vetës festën e protestën (VIDEO)

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në emisionin “Familja Ime”, e ftuar ishte politikania, Eliza Hoxha.

Ajo tha se kjo ditë ngërthen brenda vetës festën e protestën, megjithëse e sheh si një ditë reflektimi, transmeton Klankosova.tv.

Hoxha po ashtu thotë se në këtë ditë duhet të hidhet dritë ndaj atyre grave që luftuan që sot të jetë më lehtë për vajzat e reja.

“Për mua është ditë reflektimi, që e ngërthen brenda vetës edhe festën edhe protestën. Mendoj se duhet të jetë një ditë ku ne duhet të japim dritë për krejt gratë që kanë punuar, protestuar, kanë demonstruar pakënaqësitë, e kanë luftuar në forma të ndryshme qe ne me e pasë më lehtë sot, dhe kjo nuk nënkupton që është proces i kryer, por është proces që vazhdon”, tha ajo.

The post Eliza Hoxha: 8 Marsi është ditë reflektimi, ngërthen brenda vetës festën e protestën (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT