Friday, May 1, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | U dënua për kanosje dhe armë pa leje , por...

Ekskluzive | U dënua për kanosje dhe armë pa leje , por ikte nga drejtësia – arrestohet në Parkun e Qytetit, dërgohet në vuajtje

Një person i kërkuar nga drejtësia është arrestuar në Prishtinë gjatë patrullimit policor, mëson Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 30 prill 2026, rreth orës 19:00, në Parkun e Qytetit, ku njësia policore ka ndaluar për kontroll dhe verifikim personin Shefqet Pacolli (46-vjeçar).

Pas verifikimit në bazat e të dhënave, ka rezultuar se ndaj tij ishte aktive një urdhëresë për kërkim dhe arrestim.

Në vendngjarje është kërkuar asistencë shtesë dhe i njëjti është shoqëruar në Stacionin Policor “Qendra” për procedura të mëtejshme.

Sipas të dhënave, Pacolli kërkohej për vuatje dënimi për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve”.

Me përfundimin e procedurave, ai është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali rreth orës 20:30, për vuajtje të dënimit të caktuar.

Rasti është realizuar në bazë të urdhëresës për kërkim, ndalim dhe arrestim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT