Wednesday, July 15, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Trafoja bëhet shënjestër e hajdutëve në Prizren, dëmi kalon 50...

Ekskluzive | Trafoja bëhet shënjestër e hajdutëve në Prizren, dëmi kalon 50 mijë euro

Një trafo elektrike në fshatin Shkozë të Prizrenit është bërë cak i hajdutëve, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm që, sipas vlerësimeve fillestare, tejkalon 50 mijë euro, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti është raportuar mëngjesin e 15 korrikut, rreth orës 07:30, pasi është konstatuar se trafoja ishte dëmtuar.

Sipas informatave që posedon Sinjali, trafoja është pronë e kompanisë “Renelual Tahiri”. Edhe pse kishte qenë funksionale, ajo nuk ishte në përdorim gjatë periudhës së fundit.

Menjëherë pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, hetuesit kujdestarë dhe ekipi i forenzikës, të cilët kanë kryer ekzaminimet e para dhe kanë mbledhur prova materiale.

Në vendngjarje ka dalë edhe ekipi i KEDS-it, i cili, sipas vlerësimit fillestar, ka konstatuar se dëmi i shkaktuar kalon vlerën e 50 mijë eurove.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se autorët ende nuk janë identifikuar, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë” dhe “Dëmtim prone”.

Hetimet janë në vazhdim për identifikimin e personave përgjegjës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT