Wednesday, September 23, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Rast i rëndë në Kaçanik: Dy të mitura denoncojnë se...

Ekskluzive | Rast i rëndë në Kaçanik: Dy të mitura denoncojnë se u dhunuan nga dy burra, të dyshuarit në kërkim

Një rast tejet i rëndë është iniciuar në Kaçanik, pasi dy vajza të mitura kanë denoncuar se janë dhunuar nga dy persona të moshës madhore.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti është raportuar më 21 shtator, kur të miturat janë paraqitur së bashku me prindërit e tyre dhe kanë dhënë deklaratat lidhur me atë që dyshohet se u ka ndodhur.

Për shkak të moshës së viktimave dhe ndjeshmërisë së rastit, Sinjali nuk do të publikojë asnjë të dhënë që mund të çojë në identifikimin e tyre.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, të miturat janë intervistuar nga Prokurori i Shtetit në kuadër të Departamentit për të Mitur të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, pas çka është autorizuar inicimi i rastit për veprën penale “Dhunim”.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, viktimat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim gjinekologjik, mirëpo ato kanë refuzuar t’i nënshtrohen ekzaminimit.

Burimet bëjnë me dije se aktualisht janë në kërkim dy persona të moshës madhore, të dyshuar për përfshirje në rast. Identiteti i tyre ende nuk është konfirmuar, pasi viktimat nuk kanë qenë të sigurta për emrat dhe mbiemrat e tyre.

Hetimet po vazhdojnë për identifikimin dhe lokalizimin e personave të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT