Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak çasteve në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një përleshje mes familjarëve ka përfunduar me pasoja tragjike, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas informacioneve të para, konflikti ka eskaluar deri në përdorimin e mjeteve të mprehta, ku si pasojë ka mbetur i vdekur A.O., 27-vjeçar.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ekipi i hetimeve dhe forenzika, të cilët kanë nisur ekzaminimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Ende nuk dihen motivet që çuan në konfliktin mes familjarëve, ndërsa autoritetet janë duke mbledhur prova dhe dëshmi nga vendi i ngjarjes.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa hetimet po vazhdojnë për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


