Thursday, September 24, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive: Mosmarrëveshje mes një doganieri dhe polici në Vërmicë, zyrtari policor ndalohet...

Ekskluzive: Mosmarrëveshje mes një doganieri dhe polici në Vërmicë, zyrtari policor ndalohet për kanosje

Një incident mes zyrtarëve të Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës dyshohet se ka ndodhur parmbrëmë në pikën kufitare në Vërmicë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali nga burimet e saj.

Sipas informacioneve të Sinjalit, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes një zyrtari doganor dhe një zyrtari policor, ndërsa më pas njëri prej zyrtarëve dyshohet se është ndaluar nën dyshimin për kanosje.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se zyrtari policor Uke Gega dyshohet se është ndaluar lidhur me rastin.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Themelore në Prizren për të marrë konfirmim lidhur me rastin, rrethanat e incidentit, personat e përfshirë dhe veprimet e ndërmarra nga organet kompetente.

Sinjali do t’i përcjellë informacionet zyrtare sapo të marrë përgjigje nga institucionet.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT