Tuesday, August 18, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Ky është personi nuk u mbijetoi plagëve nga aksidenti i...

Ekskluzive | Ky është personi nuk u mbijetoi plagëve nga aksidenti i rëndë në Kliqinë

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Kliçinë, ka përfunduar me fatalitet.

Sinjali mëson se viktima është Brahim Delijaj nga Klina, i cili, përkundër përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra në aksident.

Sipas informacioneve fillestare, në aksident janë përfshirë disa automjete, ndërsa Delijaj kishte pësuar lëndime të rënda.

Rrethanat e sakta dhe dinamika që çuan deri te aksidenti fatal ende nuk janë të qarta dhe pritet të përcaktohen gjatë hetimeve.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja rreth rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT