Tuesday, August 18, 2026
spot_img
HomeLajmePrangoset pejani, ushtroi dhunë ndaj gruas dhe dy fëmijëve

Prangoset pejani, ushtroi dhunë ndaj gruas dhe dy fëmijëve

Një grua ka raportuar në polici se bashkëshorti i saj, i dyshuari, në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj dhe dy fëmijëve të tyre.

Rasti është raportuar në Pejë më 17 gusht, ndërsa sipas të dhënave të policisë, ngjarja është evidentuar në orën 23:30, transmeton Klankosova.tv.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Ai nuk është intervistuar nga Policia pasi dyshohet se ishte nën ndikim të alkoolit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT