Gazeta Sinjali ka mësuar detaje të reja për gjendjen shëndetësore të tre personave të lënduar në përleshjen që ndodhi mbrëmjen e sotme në Komoran.
Sipas informacioneve të siguruara nga Gazeta Sinjali, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë pranuar tre pacientë për trajtim mjekësor.
Njëri prej tyre, pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm, është liruar për në shtëpi pasi kishte pësuar lëndime të lehta.
Pacienti i dytë është pranuar për trajtim të mëtejshëm në Klinikën e Kirurgjisë, ndërsa personi i tretë vazhdon të jetë duke u trajtuar në Qendrën Emergjente, ku mjekët po monitorojnë gjendjen e tij.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


