Thursday, October 1, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Këto janë katër gratë e ndaluara për sulmin ndaj të...

Ekskluzive | Këto janë katër gratë e ndaluara për sulmin ndaj të miturës në shkollën “Shtefan Gjeqovi”

Sinjali ka mësuar identitetin e katër grave të ndaluara lidhur me sulmin ndaj një vajze të mitur, që ndodhi më 29 shtator në shkollën “Shtefan Gjeqovi” në Prishtinë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Saranda Gashi, Kosovare Gashi, Liridona Gashi dhe Teuta Gashi, të cilat janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarave, në prani të avokatëve mbrojtës.

Rasti kishte ndodhur rreth orës 16:00, kur Policia është njoftuar se një e mitur ishte sulmuar fizikisht nga disa persona të gjinisë femërore brenda ambienteve të shkollës.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa për shkak të gjendjes së saj shëndetësore nuk ka mundur të intervistohet menjëherë nga hetuesit.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa ndaj të katër të dyshuarave është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar motivin e konfliktit dhe rolin e secilës prej të dyshuarave në incident.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT