Anëtarja e ekipit mbrojtës të Pjetër Shalës, Dzeneta Petraviqa, ka bërë të ditur se janë dorëzuar dy kërkesa në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, njëri që lidhet me çështjet e dënimit të tij, dhe tjetri për çështjen e zhdëmtimeve.
Sipas saj, për shkak të rregullave të Dhomave të Specializuara dhe kufizimeve të konfidencialitetit, dokumentet e plota nuk mund të bëhen publike, por me Klan Kosovën ka ndarë disa prej pikave kryesore të ankesave.
Mbrojtja ngre shqetësime për disa çështje, përfshirë kohëzgjatjen e procesit, përdorimin e provave të kontestuara, shkeljen e parimit të ligjshmërisë dhe të tjera.


